Irak: 25 të vrarë, 40 të plagosur nga shpërthimi

Të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën dhe 40 janë plagosur kur një sulmues vetëvrasës u vërsul në një turrmë të rekrutëve të policisë dhe e aktivizoi jelekun e mbushur me eksploziv.

Policia lokale tha se sulmi ka ndodhur në qytetin Jalawla në provincën Diyala, 150 km në veri të Bagdadit.

Diyala konsiderohet si një nga provincat më të rrezikshme të Irakut.