Shtetet e Bashkuara thonë se ende nuk është arritur marrëveshja finale lidhur me planet për tërheqjen e trupave amerikane dhe trupave të tjera të jashtme nga Iraku.
Më herët, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, tha se Iraku dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të gjitha trupat amerikane të largohen deri në fund të vitit 2011.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Robert Wood, deklaroi se propozim marrëveshja ishte përgatitur me Irakun, por nuk është arritur pajtueshmëria përfundimtare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Fratto, deklaroi se çfarëdo tërhjeqje e trupave amerikane varet nga kushtet në Irak. Sipas tij, negociatat me Irakun po vazhdojnë.