Pakistan:Pa marrëveshje për presidentin

Koalicioni qeverisës në Pakistan dështoi të gjejë kandidaturën që do të zëvendësojë ish presidentin Musharaf. Bisedimet u ndërprenë pasi politikanët nuk arritën të merreshin vesh lidhur me rikthimin e disa dhjetëra gjyqtarëve që Musharafi largoi vitin e kaluar.

Musharafi dha dje dorëheqjen nga detyra e presidentit pas përpjekjeve të koalicionit qeverisës për ta larguar përmes votimit në parlament.

Gjendja e sigurisë gjatë ditës së sotme ka qenë problematike, ku nga një sulm vetvrasës u vranë 27 persona.