Suedia anulon takimet ushtarake me Rusinë

Suedia ka anuluar sot një varg vizitash dhe takimesh ushtarake me Rusinë pas luftës së Moskës me Gjeorgjinë.

Në agjendë ishin vizitat në portet e marinës dhe stërvitjet e përbashkëta, si dhe puna për një memorandum të përbashkët për operacionet e shpëtimit me nëndetëse.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara anuluan një stërvitje detare me Rusinë në shenjë proteste rreth konfliktit në Gjeorgji.