Lavrov anulon vizitën në Poloni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov anuloi vizitën e planifikuar në Poloni, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes Varshavë – Uashington për vendosjen në Poloni të disa pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore amerikane.

Mediat polake thanë se ekziston mundësia që Lavrov të vizitojë Poloninë gjatë muajit të ardhshëm.

Tensionet ndërmjet dy vendeve janë shtuar shkaku i kundërshtimit rus për sistemin amerikan.