Në 7-vjetorin e firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, për zbatimin e këtij dokumenti thotë se është shënuar fillim i mbarë në dinamikën e zbatimit të tij. Ademi njoftoi se do të bëhet analizë e detajuar e ligjeve që janë miratuar dhe efektet që ato i kanë prodhuar. Ai deklaroi se prioritet do t’i jepet edhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratë dhe në institucionet e sistemit.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në 7-vjetorin e dokumentit paqësor, deklaroi se Qeveria e përbërë nga VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, synim parësor ka zbatimin e saj.
Sipas tij, miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është fillim i mbare i zbatimit të Marrëveshjes paqësore.
“Ky koalicion do të arrijë ta implementojë deri në fund Marrëveshjen e Ohrit në të gjitha segmentet e saj. Ligji për përdorimin e gjuhës, i cili u miratua nga kjo shumicë parlamentare, jep sinjale të qarta për përkushtimin që ka kjo shumicë për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit deri në fund. Sa i takon pjesës së veteranëve të UÇK-së, koalicioni dhe shumica parlamentare kanë konceptin e saj se si duhet të realizohet dhe jam i bindur se ky koncept shumë shpejt edhe do të fillojë të implementohet në praktikë dhe të shihen efektet e para pozitive”, tha zëvendëskryeministri Ademi, për të shtuar se Sekretariati qeveritar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të analizojë efektet e ligjeve që janë miratuar.
“Ne, fillimisht, si Sekretariat për implementim e Marrëveshjes së Ohrit, kemi si prioritet t’i analizojmë ligjet që janë miratuar e që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit dhe sa ato ligje janë implementuar në praktikë, sa i kanë dhënë efektet dhe sa e kanë arritur qëllimin për të cilin janë miratuar dhe janë diskutuar atëherë kur është miratuar Marrëveshja e Ohrit”.
Zëvendëskryeministri Ademi deklaroi se Qeveria prioritet do t’i japë edhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën publike dhe në institucionet e sistemit.
“Kemi kërkuar nga të gjitha institucionet që të na dërgojnë një informacion sa më të shpejtë se sa është përfaqësimi i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në të gjitha institucionet e shtetit, të cilat janë të obliguara të punësojnë përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike. Jemi në pritje të atyre informacioneve dhe do të bëjmë një analizë më të zgjeruar rreth implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe një strategji rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, tha Ademi.
Marrëveshja e arritur në gusht të vitit 2001 i dha fund konfliktit midis ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të armatosura të Maqedonisë.