Kolombo: Dhunë në ditët e samitit aziatik

14 kryengritës dhe dy ushtarë u vranë në përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe separatistëve Tamilë, në rajonet veriore të Shri Lankës.

Dhu na ndodhi në kohën kur liderët e Azisë Jugore janë mbledhur në Kolombo, në samitin ku pritet të pajtohen rreth luftimit të terrorizmit.

Dhjetëra mijëra persona janë vrarë që nga vitet '80-a të shekullit të kaluar, kur kryengritësit Tamilë kanë filluar të luftojnë për shtet të pavarur.