SHBA pranon gabimet rreth virusit HIV

Zyrtarët shëndetësor në Shtetet e Bashkuara pranuan se qeveria e ka nënvlerësuar numrin e amerikanëve të infektuar çdo vit me virusin HIV.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se vetëm në vitin 2006, janë infektuar rreth 56.000 persona.

Kjo shifër është më e lartë se vlerësimet e mëhershme, sipas të cilave, çdo vit infektohen me këtë virus rreth 40.000 veta.