Moska bën thirrje për përmbajtje

Rusia i ka bërë thirrje Gjeorgjisë dhe Osetisë Jugore që të vetpërmbahen. Kërkesa vjen pas akuzave të ndërsjellta për vrasjen e gjashtë personave.

Ministria e Jashtme e Rusisë njofton se Moska është duke marrë "masa energjike" për të parandaluar përhapjen e një konflikti të armatosur.