Kabul: Është vrarë një komandant taliban

Ministria e brendshme e Afganistanit thotë se forcat e sigurisë e kanë vrarë komandantin e lartë taliban, Mullah Usman, në pjesën veriore të këtij vendi.

Është njoftuar se ky komandant ishte vrarë gjatë një operacioni të kryer nga forcat afgane në provincën Takhar, mbrëmë vonë.