Cvetkoviq: Haga të deklarohet për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

Serbia do të kërkoj nga Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës të deklarohet për legjitimitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq.

"Argumentet tona për kërkimin e deklarimit të instancës më të lartë gjyqësore qëndrojn në faktin se një numër i vogël vendesh kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa tjerat janë të interesuara për qëndrimin e këtij gjyqi rreth kësaj çështje", ka thënë Cvetkoviq.

Kryeministri serb gjithashtu ka thënë se rikonfigurimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë është i mundur, por se kjo duhet të jetë rezultat i marrëveshjes me Serbinë dhe e verifikuar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.