Beograd: Jeremiq i dërgoi ftesë Zannierit

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, sot i ka dërguar një ftesë shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, për fillimin e bisedimeve për praninë ndërkombëtare civile në Kosovë.

Burime në Ministrinë e jashtme të Serbisë, kanë thënë se bisedimet do të mund të fillonin pasnesër në Beograd.

Ministri Jeremiq, dje pas kthimit nga turneu, me ç'rast vizitoi Parisin, Moskën dhe Nju Jorkun, paralajmëroi fillimin e bisedimeve me Kombet e Bashkuara lidhur me praninë ndërkombëtare civile në Kosovë.