Zanier vizitoi veriun e Kosovës

Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier-i foli sot me përfaqësuesit e organeve të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës, rreth fillimit të punës së gjykatave atje.

"Pas vizitës në gjykatë, burg dhe në stacionin policor fitova përshtypjen se ekziston nevoja për vendosjen e sundimit të ligjit në atë rajon dhe prioritet i yni është që sërish të hapim gjykatën në Mitrovicën Veriore" tha Zanier.

Ai tha se qëllim i UNMIK-ut është që të punojë në interesin e të gjithëve dhe të sigurimit të drejtësisë.