Kryeministri belg jep dorëheqjen

Kryeministri i Belgjikës ka dhënë dorëheqjen pasi nuk morri miratimin për reformat që parashihnin më shumë autonomi për rajonet frëngjisht dhe hollandisht folëse.

Qeveria aktuale filloi punën në mars, pas gjashtë muaj bllokimi politik, që në një moment vuri në pikëpyetje bashkëekzistencën mes dy bashkësive gjuhësore.