Ban: Të mbrohet ekipi i KB-ve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon tha se pret nga Sudani që të garantojë sigurinë e ekipit të Kombeve të Bashkuara.

Kërkesa e Ban erdhi menjëherë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti aktakuzën për gjenocid kundër presidentit të Sudanit.

Al Bashir akuzohet për gjenocid dhe krime lufte në Darfur.
Kartumi e ka hedhur poshtë kërkesën, derisa ditë më parë kishte kërcënuar se ngritja e akuzës do shkaktojë më shumë gjakderdhje në Darfur.