Hagë: Padi ndaj presidentit të Sudanit

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka bërë të ditur se po kërkon arrestimin e presidentit sudanez të akuzuar për gjenocid.

Prokuroria tha se Omar al Beshir akuzohet për përfshirjen e trupave qeveritare në krizën në Darfur, ku kanë vdekur mijëra njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë gjatë tre viteve të fundit.