Kosovë-Belgjikë: Marrëveshje dypalëshe

Ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Belgjikës, përkatësisht, Skënder Hyseni dhe Karel De Gucht kanë zhvilluar të parat bisedime dypalëshe, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, konferenca e donatorëve që mbahet nesër, hapja e ambasadës së Kosovës në Bruksel dhe lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

Hyseni përsëriti angazhimin për zbatimin e planit Ahtisaari dhe ndërtimin e një shteti demokratik e shumëetnik në Kosovë.

De Gucht nga ana e tij përsëriti angazhimin e Belgjikës si pjesë e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Dy ministrat nënshkruan dhe disa marrëveshje bashkëpunimi.