KB: Plan i ri humanitar për Afganistanin

Afganistani ka nevojë për një plan të ri veprimi për ndihma humanitare.

"Situata humanitare në Afganistan nuk është thjesht serioze, por vjen duke u përkeqësuar", tha zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare, John Holmes, pas vizitës së tij në terren.

Gjatë ditëve që vijnë pritet të bëhet publik plani i ri, por sipas Holmes do të duhen rreth 300-400 milionë dollarë.

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka përkeqësuar gjendjen humanitare në Afganistan.