Afganistan: Vriten 4 civilë dhe disa militantë

Koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara tha se katër civilë afganë dhe disa militantë janë vrarë në sulmin ajror në Afganistanin lindor.

Deklarata e koalicionit thotë se trupat në provincën Paktika kanë shënjestruar dy udhëheqës të militantëve, të cilët kurdisnin sulme me eksploziv dhe u ndihmonin luftëtarëve të huaj. Trupat janë kundërpërgjigjur kur ndaj tyre ishte hapur zjarr.