Steinmeier: Kosova ka perspektivë evropiane

Shumica e deputetëve në Bundestagun gjerman kanë votuar për vazhdimin e mandatit të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Të martën, qeveria e kancelares Angela Merkel vendosi që mandati i trupave të vazhdohet për një vit.

"Qeveria në Prishtinë dëshiron vazhdimin e pranisë së KFOR-it, dhe NATO-ja është e gatshme për këtë", tha ministri i Jashtëm, Frank Walter-Steinmeier.

Ai i përkujtoi deputetët se Kosovën deri tash e kanë njohur 20 vende të Bashkimit Evropian, dhe shtoi se "Kosova dhe vendet tjera të rajonit kanë perspektivë evropiane".