Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, dhe kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, nesër në Stokholm do të shqyrtojnë mënyrat e harmonizimit të veprimit të misioneve të UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë.
"Qëllimi është që EULEX-i të jetë i pranishëm në tërë Kosovën, por duhet të dihet se çfarë janë planet e Kombeve të Bashkuara lidhur me veprimtarinë e mëtejme të UNMIK-ut", ka thënë zëdhënësja e Solanës, Kristina Gallach.