Tbilisi: Rusia duhet të kërkojë falje

Gjeorgjia i bëri thirrje Rusisë që të kërkojë falje për rrëzimin e aeroplanit të spiunazhit gjatë muajit të kaluar, në Abkazi.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë e cilësoi veprimin "akt i dtrejtpërdrejt i agresionit" dhe kërkoi kompenzim adekuat.

Dje, OKB-ja publikoi raportin sipas të cilit Rusia është përgjegjëse për incidentin, që ka tensionuar raportet ndërmjet dy vendeve.