Mjekët kanë arritur në përfundimin se kandidati presidencial republikan, John McCain gëzon shëndet të mirë.
Senatori McCain nëse fiton zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit do të jetë presidenti më i vjetër në moshë.
Senatori i Arizonës nga viti 1993 i është nënshtruar katër herë ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr kancerin e lëkurës.
Kandidatët presidencial nuk e kanë të domosdoshëm të publikojnë dosjen e tyre mjekësore, por McCain u detyrua ta marrë një hap të tillë për shkak të debateve rreth moshës së tij.