Bush viziton Slloveninë

Presidenti amerikan George Bush do të marrë pjesë në takimin BE-SHBA që do mbahet në qershor në Slloveni.

Sllovenia ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian deri në fund të qershorit.

Gjatë turneut evropian nga 9-16 qershori presidenti amerikan do vizitojë edhe Britaninë, Gjermaninë, Italinë dhe Vatikanin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perrion tha se vizitat e presidentit Bush "synojnë forcimin e marrëdhënieve transatlantike dhe të festojë miqësinë mes këtyre vendeve bazuar në vlerat demokratike".