Bota në rrezik nga terrorizmi kibernetik

Zyrtarë të qeverive dhe ekspertë të tekonologjisë i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bashkëpunojë për luftimin e kërcënimeve nga sulmet e terrorizmit kibernetik.

Thirrja u bë sot në hapjen e konferencës ndërkombëtare në Kuala Lumpur.

Kryeministri i Malajzisë, Abdullah Ahmad Badawi tha se sulmet kibernetike mund të shkaktojnë "pasoja katastrofike" duke prishur sistemet që kontrollojnë rrjetat telekomunikuese, shërbimet e emergjencës, reaktorët e energjisë bërthamore apo digat e mëdha.