I dërguari për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara do tentojë sot të bëjë presion te regjimi ushtarak në Birmani për të garantuar me shumë qasje të punetorëve humanitarë për të ndihmuar të mbijetuarit e ciklonit. John Holmes do të dërgojë në Birmani letrën e sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon drejtuar liderit të Birmanizë Than Shwe i cili ka refuzuar kërkesën e Banit për bisedime.
Birmania ka njoftuar se rreth 78 mijë njerëz kanë vdekur dhe 56 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga cikloni që goditi vendin në fillim të këtij muaji
Birmania ka njoftuar se rreth 78 mijë njerëz kanë vdekur dhe 56 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur nga cikloni që goditi vendin në fillim të këtij muaji