Nigeri: 100 të vdekur nga shpërthimi

Të paktën 100 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi në një naftëpërcjellës në Nigeri, afer kryeqytetit Lagos.

Fillimisht zjarri ka shpërthyer kur një eskavator e ka dëmtuar gypin e naftëpërcjellësit, dhe pastaj ka ndodhur shpërthimi. Të paktën 40 veta janë plagosur.

Shumica e viktimave kanë vdekur gjatë përpjekjes për të shpëtuar nga zona e rrezikuar.