Tre muaj që prej shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për detyrimet që vijnë me shtetësinë. Për pjesën dërrmuese të popullatës në Kosovë, pavarësia ishte vërtet odë gëzimi, derisa për pakicën serbe vazhdon të jetë e papranueshme.
Ricki Green, nga Shërbimi Qendror i Radios Evropa e Lirë, ka vizituar Kosovën dhe ka biseduar me pjesëtarë të të dyja komuniteteve. Me ndasitë e vërteta midis shqiptarëve dhe serbëve, ajo është përballur veçanërisht në Mitrovicë, duke u gjetur midis dy pikëpamjeve krejtësisht të ndryshme mbi të ardhmen e shtetit më të ri.
Në familjen e violinistit Gëzim Latifi në Prishtinë, pavarësia e Kosovës ka sjellë një atmosferë entuziazmi dhe shprese për një të ardhme më të ndritshme.
Në familjen e pianistes Nevena Bozhoviq në Mitrovicë, Kosova vazhdon të trajtohet si pjesë e Serbisë.
Rrëfimet e përgatitura mund t'i shikoni dhe shkarkoni në kategorinë 'Multimedia"...