Cikloni prapë mund të godasë Birmaninë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një ciklon tjetër mund të godasë Birmaninë.

Rreth 34 mijë njerëz kanë vdekur dhe rreth 287 mijë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur nga cikloni Nargis, që goditi vendin javën e kaluar.

Dy milionë njerëzve të tjerë u mungon uji dhe ushqimi. Zyrtarët e organizatave humanitare po i bëjnë thirrje regjimit ushtarak në Birmani të lejojë qasjen e punëtorëve humanitarë në rajon.