Deputeti i zonës së Matit në Kuvendin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se ndaj ish kryeprokurores së Tribinalit të Hagës, Carla del Ponte është ngritur një padi penale, e cila do të drejtohet nga një zyrë ligjore në Zvicër.
Në librin e saj "Gjahu", njoftohet se del Ponte ka akuzuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për transplant organesh të serbëve.
Sipas deputetit Minxhozi, akuza nuk është emocionale, por e ngritur me fakte që rrëzon akuzat e ish kryeprokurores.
Dje ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha, tha se akuzat e del Pontes janë të pavërteta dhe me absurditete. Basha tha se akuzat ishin shfrytëzuar nga grupe të caktuara u për ta delegjitimuar luftën korrekte të popullit të Kosovës dhe për ta njollosur imazhin e Kosovës dhe të Shqipërisë.