Britania nuk i tërheq trupat nga Iraku

Ambasada britanike në Bagdad njoftoi se sekretari i Jashtëm britanik David Milliband sot bisedoi në Bagdad me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Zëdhënësja e ambasadës nuk dha detaje për bisedimet.

Vizita e Milliband në Irak ishte e paparalajmëruar.

Po sot, sekretari i Mbrojtjes, Des Browne tha se do të mbetet në fuqi pezullimi i tërheqjes së trupave britanike nga Iraku.

Browne u tha ligjvënësve se reduktimi i një numri trupash britanikë në Irak do të bëhet vetëm "nëse lejojnë kushtet".

Në fillim të prillit, Browne i shtyu planet për tërheqjen e rreth 1.500 trupave nga baza britanike afër Basrës, pas rritjes të dhunës.

Britania e Madhe ka 4.000 trupa në Irak.