Bagdad: Vizitë e paparalajmëruar e zonjës Condoleezza Rice

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice sot e bëri një vizitë të paparalajmëruar në Bagdad për të mbështetur goditjen e qeverisë së Nuri al-Malikut ndaj armatës Mehdi të klerikut shiit, Moqtada al-Sadr.

Zionja Rice tha se ajo dëshironte ta mbështetë atë që e cilësoi si "qendër" të re politike në Irak, që e përkrah nismën e kryeministrit al-Maliki.

"Dëshiroj vetëm të shoh se çka mund të bëjmë për ta promovuar këtë lloj të qendrës", tha zonja Rice.

Vizita e saj u bë një ditë pasi kleriku shiit, Moqtada al-Sadr u kërcënua me ndërmarrjen e "një lufte të hapur" kundër qeverisë së Irakut, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, nëse forcat irakiane dhe ato amerikane nuk i ndalin operacionet kundër militantëve të tij në Armatën Mehdi.