Hagë: Fillon gjykimi i Jovica Stanishiq

Jovica Stanishiq, bashkëpunëtorë i ngushtë i ish presidentit serb, Slobodan Millosheviq, pritet të paraqitet sot para Tribunalit të Hagës. Stanishiq, ka qenë ish shef i shërbimit të intelegjencës serbe. Ai së bashku me zëvëndësin e tij Franko Simatovic akuzohen për krime lufte të kryera nga forcat speciale serbe gjatë luftërave në Bosnje dhe Kroaci në vitet 90-ta. Të dy kanë thënë se janë të pafajshëm.