Kryekomandanti i forcave amerikane në Irak i tha Kongresit se ai planifikon të ndërpresë tërheqjen e mëtejme të trupave amerikane në muajin korrik për shkak të gjendjes së brishtë të sigurisë.
Gjeneral David Petraeus u tha dy komiteteve të Senatit se siguria është përmirësuar muajt e kaluar në disa pjesë të Irakut, por jo gjithkund njësoj.
"Që kur ambasadori Crocker dhe unë u paraqitëm para jush shtatë muaj më parë, në Irak ka patur progres domethënës, por të pabarabartë. Nga shtatori, shkalla e dhunës dhe vdekja e civilëve janë reduktuar dukshëm. Al Kaedas në Irak dhe elementeve tjerë ekstremistë u janë dhënë goditje serioze, ndërsa kapacitetet e ushtrisë irakiane janë rritur. Megjithate, situata në zona të caktuara ende është e pakënaqshme dhe mbeten sfida të panumërta", tha gjenerali Petraeus.
Dëshmia e tij u bë në kohën kur në Irak u vranë 11 ushtarë amerikanë në 48 orët e fundit.
Në seancën ishin të pranishëm edhe tre kandidatët presidencialë, të cilët u bënë pyetje gjeneralit Petraeus dhe ambasadorit Ryan Crocker.
Republikani John McCain tha se politika aktale po shënon sukses, ndërsa rivalët demokratë, Hillary Clinton dhe Barack Obama bënë thirrje për tërheqje më të shpejtë të trupave.