Liderët e NATO-s në samitin në Bukuresht kanë mbështetur planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit të mbrojtes raketore në Evropë.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice këtë e ka vlerësuar "si marrëveshje të rëndësishme" për aleancën Veri atlantike.
Zonja Rice tha se NATO-ja ka kërkuar "poashtu që Rusia t'i ndalë kritikat" ndaj këtij projekti, që do të ndërtohet në Poloni dhe në Çeki.
Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Çekia kanë njoftuar se i kanë kompletuar negociatat në elementin e parë – në atë të radarit të avancuar – dhe se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.