Observer: "Jo Rusia, por Putini është armik i Perëndimit"


"Observer"

Nga 2 deri në 4 prill NATO-ja do të mbajë në Bukuresht, kryeqytetin e një prej vendeve më të reja anëtare, takimin e rradhës. Në takim është ftuar dhe kritiku më i ashpër i Aleancës presidneti rus Vladimir Putin. Prania e Putinit e vë në siklet NATO-n, por ajo është edhe më e turpshme për vetë Rusinë.

Dy çështjet më të mëdha që do diskutohen në Bukuresht lidhen me ftesën për anëtarësim në NATO të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe me pranimin e kërkesës së Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të hyrë në "Planin e Veprimit për Anëtarësim". Për të dyja këto çështje vendosin vetëm vendet anëtare të NATO-s jo të tjerët jashtë saj.

Në shkurt të 2007 në një fjalim antiperëndimor të Putinit në Mynih, shefi i Kremlinit tha se "zgjerimi i NATO-s nuk ka të bëjë me modernizimin e Aleancës apo me rritjen e sigurisë në Evropë. Përkundrazi zgjerimi paraqet provokim për besimin reciprok", tha Putini. Në këtë kuptim qëndrimet e Putinit ndaj NATO-s janë të qarta.

Një qasje e tillë agresive në politikën e jashtme sjell përfitime deri në një pikë të caktuar. Por Putini e kaloi masën pikërisht me fjalimin në Mynih, çfarë solli bashkimin e qëndrimeve të Perëndimit kundër Rusisë.

Politikanët seriozë nuk përdorin gjuhën që po përdor shefi i Kremlinit gjatë viteve të fundit. Të ngjashmit e tij për nga ashpërsia janë presidenti i Venezuelës Hugo Çavez, ai i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenka.

Brenda Rusisë po rriten gjithmonë e më shumë zërat se Putini po dëmton interesat e vendit me fyerjet dhe kërcënimet ndaj të gjithëve.

Kur Putini erdhi në pushtet në vitin 2000 tha se përparësi e Rusisë do ishte anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ai dështoi pasi filloi të zbatonte politika proteksioniste, përfshi embargon kundër Finlandës e Suedisë, embargon e peshkut ndaj Norvegjisë dhe embargo ndaj prodhimeve të ndryshme bujqësore të Lituanisë, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Politika e jashtme ruse është e fokusuar në mbrojtjen e interesave të kompanisë shtetërore Gazprom. Por mbi të gjitha mbrojtja e Gazpromit ka të bëjë drejtpërdrejtë me përfitimet e zyrtarëve të Kremlinit.

Politika e jashtme e Putinit është bazuar dhe në nxitjen e shovinizmit brenda vendit. Rrahja e të huajve në rrugët e Rusisë mund të sjellë përfitime aftashkrutra, por ka një çmim. Jo vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, por dhe ish Republikat Sovjetike duken tepër të distancuara nga taktikat e Putinit.

Rusia e Putinit ka përmirësuar raportet me Kinën, por i ka dhënë kësaj të fundit qasjen mbi dy ishuj për të cilat u luftua më 1969.

Në fillim të viteve '90 shumë perëndimorë dhe rusë dëshironin ta shihnin Rusinë anëtare në Bashkimin Evropian dhe në NATO, me kushtin e vetëm që Rusia të ishte demorkaci funksionale. Për fat të keq perëndimi nuk e bëri kurrë këtë ofertë dhe demokracia ruse u tret.

Rusisë i duhet dhnë një mundësi e re, por vetëm pas largimit të Putinit. Rusia nuk është armik i Perëndimit. Armik i Perëndimit është Vladimir Putini.