Irak: Sulme ajrore nga forcat ndërkombëtare

Aeroplanët ushtarakë britanikë dhe amerikanë kanë sulmuar pozicionet e militantëve shiitë në Basra dhe Sadër të Irakut.
Sulmet ajrore janë bërë me kërkesë të qeverisë irakiane.

Kjo e fundit prej një jave po zhvillon operacione kundër militantëve shiitë. Njoftohet se mbi 130 njerëz janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të armatosura.