Zvicra zyrtarisht e hap ambasadën në Prishtinë

Zvicra sot zyrtarisht do ta hapë ambasadën e saj në Prishtinë, ndërsa në hapje do të marrë pjesë edhe ministreja e Jashtme Michelin Calmy Ray.

Më herët, Ray do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Michelin Calmy Ray është ndër ministrat e parë të jashtëm të vendeve perëndimore që publikisht kanë propozuar pavarësinë e Kosovës.