Zëvendëspresidenti Dick Cheney ka udhëtuar në Bregun Perëndimor, ku në Ramallah do të takojë zyrtarët palestinez, përfshirë presidentin Mahmud Abas. Kjo është ndalesa e fundit e turneut pas vizitave në Irak, Afganistan dhe Arabinë Saudite.
Zëvendëspresidenti Cheney ka thënë më herët, në një konferencë për shtyp, se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëjnë kurrë presion në Izraelin që të ndërmarrë masa që do ta rrezikonin sigurinë e tij.