Japonia njohu pavarësinë e Kosovës

Japonia e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. "Shpresojmë se Kosova do të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë rajonal", ka thënë ministri i Jashtëm, Masahiko Komura.

Ai ka shtuar se Japonia dhe Serbia tradicionalisht kanë qenë mike dhe shpreson që marrëdhëniet miqësore të vazhdojnë.