Rice dhe Gates arritën në Moskë

Sekretarja amerikane, Condoleezza Rice dhe sekretari i Mbrojtjes Robert Gates kanë arritur në Moskë për bisedime dy ditëshe me presidentin Vladimir Putin dhe pasardhësin e tij Dimitri Medvedev.

Bisedimet do të fokusohen në mbrojtjen antiraketore në Evropë dhe luftën anti terror.

Moska kundërshton planet amerikane për vendosjen e sistemin mbrojtës anti raketorë në Çeki dhe Poloni duke thënë se është kërcënim për sigurinë e saj.

Uashingtoni thotë se sistemi mbrojtës është i nevojshëm për shkak të kërcënimin potencial nga vende siç është Irani.