Bashkimi Evropian vlerësoi se zgjedhjet parlamentare në Iran nuk ishin të lira e as korrekte. Presidenca e BE-së tha se iranianët nuk kishin mundur të votonin për "një spektër të gjërë të pikëpamjeve politike", pasi një e treta e kandidatëve nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në zgjedhje.
Kjo kumtesë u bë pasi rezultatet e para tregojnë se aleatët e presidentit Mahmud Ahmadinejad fituan më së shumti deputetë – afro 70, në parlamentin që ka 290 deputetë.
Konservatorët, që janë kritikë ndaj presidentit, fituan 43 vende deputetësh ndërsa reformistët – 30 sosh.
Më herët Shtetet e Bashkuara kanë thënë se udhëheqja e Iranit i kishte "gatuar" zgjedhjet e së premtes, duke mos i lejuar reformistët që të merrnin pjesë në to.