Ushtria e Shteteve të Bashkuara sot njoftoi se janë zënë pesë persona të dyshuar pas një sulmi vetëvrasës me bombë në qendër të Bagdadit, nga i cili ishin vrarë pesë ushtarë amerikanë dhe përkthyesi i tyre irakian. Në njoftim thuhet se këta pesë vetë ishin zënë të martën, një ditë pasi ndodhi sulmi.