Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer planifikon që këtë të premte ta vizitoj Kosovën. Kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë të NATO-s, prej se Kosova e shpalli pavarësinë. Zëdhënësi i aleancës, James Appathurai tha se zoti Scheffer do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës dhe me komandantët e trupave të KFOR-it. Është paraparë që sekretari i përgjithshëm i NATO-s të takohet edhe me liderët e serbëve të Kosovës.