Departamenti i Shtetit sot e bëri publik raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, duke kritikuar qeveritë për abuzime të ndryshme të të drejtave të njeriut gjatë vitit 2007.
Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe ushtruesi i detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, Jonathan Ferrar, e prezantuan raportin duke thënë se Rusia mbetet abuzues i "profilit të lartë".
Raporti thotë se qeveria ruse nuk është kujdesur shumë për të drejtat e njeriut. Raporti vjetor përmend centralizimin e pushtetit në presidencë, korrupcionin dhe zbatimin selektiv të ligjit. Në raportin e administratës amerikane theksohen edhe pengesat e autoriteteve ruse ndaj organizatave joqeveritare dhe mediave. Raporti gjithashtu e akuzon Rusinë për vrasje dhe torturë.
Në pjesën për Serbinë, raporti citon disa probleme të vazhdueshme, si korrupcioni, paaftësia e gjykatave, keqtrajtimi i gazetarëve dhe kundërshtarëve të qeverisë, kufizimin e lirisë së shprehjes dhe dikriminimin ndaj pakicave. Dokumenti gjithashtu fajëson qeverinë për mosarrestimin e të akuzuarve për krime lufte, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiq.
Sa i përket Iranit, raporti thotë se Teherani i ka shtypur ata që nuk janë pajtuar me politikën zyrtare, duke i viktimizuar gazetarët, disidentët politikë dhe duke abuzuar me të drejtat e pakicave etnike dhe fetare.
Raporti thotë se qeveria e Afganistanit ka bërë "progres të rëndësishëm" që nga përmbysja e regjimit të talebanëve në vitin 2001, por kritikohen abuzimet e ushtrisë afgane, ekzekutimet pa gjykim dhe tortura.