Së paku 20 persona raportohen të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur pas dy shpërthimeve në qytetin Lahore të Pakistanit. Shpërthimi i parë ndodhi në zyrat e Agjensisë Federale të Hetimeve. Ndërkaq sulmi i dytë u bë afër një agjensie reklamash. Zyrtarët dyshojnë se bëhet fjalë për sulme vetëvrasëse.