BE-ja e hapur për biseda me Iranin

Bashkimi Evropian thotë se mbetet i hapur për biseda të mëtejshme me Iranin, lidhur me programin e tij bërthamor.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, tha në Bruksel se nuk ishte kontaktuar nga negociatori bërthamor kryesor iranian, Saeed Jalili, për vazhdimin e bisedimeve.

Dje u raportua se Irani shprehu gatishmërinë për të zhvilluar negociata me zotin Solana.

Më herët, këtë muaj, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi valën e tretë të sanskioneve që kanë për qëllim dënimin e Iranit, për shkak të refuzimit që ta pezullojë punën në pasurimin e uraniumit.