Abkhazia dhe Osetia Jugore kërkojnë njohje

Osetia Jugore ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare të pavarësisë së vetëshpallur, pas precedentit të Kosovës, kanë bërë të ditur zyrtarët.

"Precedenti i Kosovës paraqet një argument bindës" thuhet në deklaratën e parlamentit të Osetisë Jugore, ku i bëhet thirrje Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për njohje të pavarësisë.

Një anëtar i qeverisë së Gjeorgjisë e ka kundërshtuar deklaratën duke thënë se "i ashtuquajturi parlament i Osetisë Jugore nuk është legjitim dhe deklarata nuk mund të ketë pasoja".

Ndërkohë parlamenti i Abhazisë, një rajon tjetër separatist në Gjeorgji, është duke u përgatitur të miratojë një deklaratë të tillë gjatë javës, ka deklaruar lideri i provincës, Sergei Bagapsh.