OKB: Prodhimi i opiumit, alarmues

Prodhimi i opiumit në Afganistan arriti nivele shumë të larta gjatë vitit 2007 dhe po vazhdon në mënyrë alarmante, megjithë përpjekjet ndërkombëtare për ta penguar.

Kjo bëhet e ditur në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara për prodhimin e narkotikëve në botë.

Afganistani është burimi i 93% të opiumit në gjithë tregun botëror.