Moskë: Policia shpërndau protestat e opozitës

Pjesëtarët e policisë speciale ruse i kanë shpërndarë dhjetra përkrahësit e ish kampionit botëror në shah, Garry Kasparov, me arsyetimin se protesta nuk ishte autorizuar.

Në mesin e të arrestuarve janë zëdhënësja e Kasparovit, Marina Litvinovich dhe kreu i Unionit të Forcave të Djathta, Nikita Belykh.

Kasparov, i cili zgjedhjet e djeshme i quajti "farsë", mori pjesë në një protestë të ngjashme në Shën Petersburg, ku u tubuan rreth 1 mijë protestues.

"Pushteti është jolegjitim. Nëse jeni të gatshëm ta pranoni këtë pushtet, mund të rrini në shtëpi. Nëse jo, dilni në rrugë", ka bërë thirrje Kasparov përmes një prononcimi në të përditshmen "Kommersant".